Energjia, skadon ultimatumi 5-ditor

Afati i lënë nga kryeministri i vendit për vjedhësit e energjisë elektrike përfundon të hënën. Pritet që shefi i qeverisë shqiptare të lançojë nisjen e një aksioni policor kombëtar për arrestimin e të gjithë atyre që vjedhin energjinë elektrike, gjatë një aktiviteti që do të zhvillohet të hënën me temë “Takim kombëtar. Mbrojtja e energjisë dhe lufta ndaj krimit urban dhe mjedisor, sfida të përgjegjësisë publike”.
“Top Channel” raporton se ky aktivitet, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ku do të ketë më shumë se 2 mijë pjesëmarrës, do të jetë fillimi i aksionit në terren dhe është i treti në shkallë kombëtare brenda pak muajve, pas fushatave antidrogë në Lazarat e Dukagjin, si dhe asaj të prishjes së ndërtimeve pa leje.
Për më shumë: http://top-channel.tv/new/lajme/artikull.php?id=286705#k1
n.k
Add new comment