Komisioni i Medias përzgjedh katër kandidatura për kreun e ri të AMA-s

Kandidatët e përzgjedhur sot nga Komisioni Parlamentar i Medias për postin e kryetarit të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive janë katër; Gentian Sala, Gentian Skënderaj, Anila Basha dhe Bers Hado. Ndërsa tre kandidatët e skualifikuar nga gara ishin Zylyftar Bregu (gazetar), Raif Gorana (ekonomist) dhe En Muçi (ekonomist), të cilet morën më pak vota. Që në fillim mbledhjes, nënkryetari i komisionit, Alfred Peza, i bëri sërish thirrje opozitës që të vijë dhe të ushtrojë të drejtën e saj ligjore për të eliminuar dy nga katër kandidatët e përzgjedhur. Në mbledhjen e radhës të komisionit, katër kandidatët fitues do të ftohen në një seancë dëgjimore.
L.V
Add new comment