Efekti i paketës së re fiskale, 100 mln dollarë më shumë taksa?

Barra fiskale e shqiptarëve do të rritet në vitin 2015 edhe më 10 miliardë lekë ose me 100 milionë dollarë. Gazeta “Mapo” shkruan se në projekt-paketën fiskale që tani është duke u konsultuar me grupet e interesit, mësohet se efekti neto i taksave që do të rriten vitin që vjen, pritet të shtojë të ardhurat me gati 8 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Rëndesa më e madhe do të peshojë tek karburantet si pasojë e rritjes së taksës së qarkullimit të makinave nga 17 lekë dhe në 27 lekë. Tri janë tatimet dhe taksat që pritet të rriten në janar të vitit 2015 janë tatimi mbi dividentin nga 10 për qind që është aktualisht, në 15 për qind, tatimi mbi interesat që do të rritet nga 10 për qind, në 15 për qind dhe taksa e qarkullimit me 10 lekë (me TVSH shkon 12 lekë).
Për më shumë: http://mapo.al/2014/10/24/2015-shqiptaret-paguajne-100-mln-usd-shume/
Paketa e re fiskale do të shoqërojë projektbuxhetin e vitit 2015, i cili pritet që në total të jetë rreth 470 miliardë lekë. Data 25 tetor(nesër) sipas ligjit organik të buxhetit të shtetit përbën edhe afatin e fundit për dorëzimin e draftit në qeveri. Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, drafti do të kalojë për shqyrtim e miratim në Kuvend.
n.k
Add new comment