Lapsus në mesazhin e Presidentit?

Postuar në 24 Tetor, 2014 13:21

Në mesazhin drejtuar Guvernatorit të Përgjithshëm të Kanadasë, David Johnson për ngjarjen e dy ditëve më parë, ku si pasojë e një sulmi terrorist mbeti i vrarë ushtari që ruante memorialin e herojve në Ottawa, presidenti Nishani teksa dënon këtë akt shpreh ngushëllimet për familjet e disa ushtarëve të vrarë.

Ja si shprehet në mesashin e tij presidenti Nishani.

“Kam ndjekur me shqetësim të thellë ngjarjet e rënda që ndodhën në Montreal dhe Ottawa këto ditët e fundit. Më lejoni, Shkëlqesi që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh solidaritetin me popullin kanadez dhe të shpreh ngushëllimet për familjet e ushtarëve që u vranë!”

Ndoshta një lapsus apo pakujdesi kjo e zyrës së shtypit që ka shtuar numrin e ushtarëve të vrarë.

l.m

Comments

Submitted by astrit (not verified) on

Ne fakt edhe ne vrasjen qe ndondhi ne montreal, njeri nga personat ishte me uniforme ushtareke

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne te vertete Presidenti e ka mire, ne Kanada keto ditet e fundit jane vrare dy ushtare, njeri ne Memorialin e Luftes ne Ottawa dhe tjetri ne Quebec City ku dy ushtare i shtypi me makine nje i dyshuar qe ka lidhje me ISIS. Nje prej ketyre ushtareve vdiq. Ne kete kuptim Presidenti eshte korrekt, jane dy ushtare qe u vrane. Lapsusi eshte se ne vend te Quebec City ne mesazh permendet Montreali, qytet ku nuk ka patur ndonje incident te kesaj natyre ditet e fundit. Dhe kete po ua them une qe banoj ne Kanada.....

Submitted by Lapsus me Presi... (not verified) on

Ndodhin "lapsuse" te ndryshme,

por pasi ka ndodhur nje lapsus, ose pasi mendohet se ka ndodhur nje i tille,

duhet bere me shume kujdes: se paku te mos besh lapsus ti, i dyti.

Eshte me shume se nje, se paku dy, numri i ushtarakeve kanadeze te vrare, nen te njejtin shqetesim,

edhe pse jo ne te njejten ngjarje. Ne analizat qe zhvillohen ketu, trajtohen se bashku.

Ngushellimi i Presidences shqiptare eshte korrekt.

shqiptar ne toronto

Submitted by Dardan (not verified) on

Kush eshte ky shtet Kanda, mos eshte Ganda apo Uganda apo . Me mire shikoni lapsuset tuaja se na neveritet gjuhen shqipe!

Submitted by Anonim (not verified) on

Vazhdoni me kembengulje ne gabimin tuaj, sepse tani nuk eshte me lapsus. KA ME SHUME SE NJE USHTAR TE VRARE NE KANADA, nje ne Ottawa dhe tjetri ne Quebec City. Verifikojeni se eshte turp qe nje lajm si ky rri kaq gjate pa u korrigjuar.....

Submitted by Anonim (not verified) on

Ore s'merrni vesh juve te ResPublicas, u vrane dy ushtare, pra DY, shumes, DY USHTARE......Cfare doni te tregoni me kete kokefortesi, qe jeni shqiptare te mire.....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.