Rama në “Kapital”: Eshtë përzgjedhur per anetare e Keshillit Mbikqyres te BSH “një shqiptare me karrierë në sistemin financiar ndërkombëtar”

Postuar në 24 Tetor, 2014 16:44

Në krye të Bankës së Shqipërisë mund të jetë një femër shqiptare, që aktualisht punon në sistemin financiar ndërkombëtar. Ky fakt u bë publik nga kryeministri Edi Rama në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi. Pa bërë publik emrin, Rama tha se do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit për të analizuar se ku ndodhet procesi i zgjedhjes së Guvernatorit.

”Presim të bëjmë një kontakt tjetër me Presidentin që të shikojmë se ku është procesi lidhur me kandidaturën për Guvernator. Vetëm para pak ditësh komisioni përzgjedhës që kam caktuar për t’i këshilluar apo sugjeruar qeverisë kandidaturën e vet ka bërë përzgjedhjen e vet, dhe unë jam i lumtur nga përshkrimi që ka bërë komisioni, të një gruaje shqiptare që ka karrierë mbresëlënëse në sistemin financiar ndërkombëtar. Ne do ta propozojmë për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës nga ana e qeverisë” tha Rama.

Mbetet për t’u parë nëse kandidatura në fjalë do të gjejë konsensusin e nevojshëm për t’u zgjedhur më shumë sesa anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

n.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.