Euobserver: Brukseli i tërheq veshin Shkupit për “Gazprom”-in rus

Postuar në 24 Tetor, 2014 11:24

Brukseli i ka drejtuar Maqedonisë paralajmërim se përfshirja e saj në projektin e gazit rus do të ketë pasoja në planin e integrimit në BE. Lajmi bëhet i ditur nga portali i njohur evropian “Euobserver”. Sipas këtij njoftimi Bruksesi ka drejtuar kritika për qasjen dhe rolin e Shkupit lidhur me përkrahjen dhe mos heqjen dorë nga projekti i gazsjellësit rus “Rrjedha e Jugut”. Gazsjellësi rus “Gazprom” ra dakord të përfshijë Maqedoninë si vend pjesëmarrës që në vitin 2010. Komisioni Evropian, siç bëhet e ditur, më 30 shtator përmes një letre me shkrim ka paralajmëruar Maqedoninë dhe ka shprehur shqetësim rreth bisedimeve që po zhvillonte me “Gazprom” për kyçjen në projektin ‘Rrjedha e Jugut’, që është në fazën finale. Presidenti i Bashkësisë Evropiane Energjetike, Janez Kopac ka deklaruar se marrëveshja që Shkupi ka me Moskën nuk është në përputhje me ligjin evropian për energjetikë. Por e ardhmja e projektit “Rrjedha e Jugut” është vënë në pikëpyetje, për shkak të qëndrimit të BE.

 

L.V

 

http://ina-online.net/maqedoni/48034.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.