Eleni Laperi publikon “Rose Wilder Lane dhe shqiptarët”, një biografi e amerikanes së dashuruar me Shqipërinë

Postuar në 23 Tetor, 2014 05:15

Eleni Laperi ka shkruar një libër për udhëtaren, e mbi të gjitha gazetaren e shkrimtaren amerikane, Rose Wilder Lane, e cila e ka vizituar disa herë (madje dhe ka qëndruar kohë pas kohe në) Shqipërinë e viteve ’20 të shekullit të shkuar. Libri i Laperit titullohet “Rose Wilder Lane dhe shqiptarët”, dhe është një biografi e amerikanes së dashuruar me Shqipërinë e shqiptarët. Në libër janë përfshirë edhe artikuj, shënime, kujtime të Wilder Lane-it.

Kjo autore, me pasionin për vendin e shqipeve, ka ecur në gjurmët e Edith Durham-it. Dhe këto dy gra, për kontributin që kanë dhënë në mbrojtjen e kauzës shqiptare e në promovimin e historisë, identitetit, vlerave e virtuteve të këtij populli nëpër botë, kanë merituar një mirënjohje më të madhe prej shqiptarëve. Ky libër biografik i një autoreje shqiptare është në një farë mënyrë, e përveç të tjerash, shprehje e kësaj mirënjohjeje.

Libri “Rose Wilder Lane”, i botuar nga UETPress-i, është tanimë në libraritë e kryeqytetit.

Re.Pu. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.