Në shtator u prenë rreth 76 mijë lidhje të paligjshme. Rama njofton nisjen e një operacioni të ngjashëm me Lazaratin për vjedhësit e energjisë

Postuar në 22 Tetor, 2014 10:50

Pas pak ditësh, në mbarë vendin do të nisë një operacion për prerjen e lidhjeve të paligjshme dhe për arrestimin e abuzuesve me energjinë elektrike. Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama, në një dalje të njoftuar për mediat në minutat e fundit. Duke shprehur vendosmëri për ta cuar operacionin deri në fund, Rama tha se punonjësit e OSHEE-së (kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike) do të shoqërohen nga forcat e Policisë së Shtetit në këtë aksion. Kryeministri nuk ngurroi që ta krahasojë operacionin e pritshëm me atë të Lazaratit, duke lënë të nënkuptohet se operacioni do të ketë tensione.

Operacioni do të nisë pas 5 ditësh me bizneset për të kaluar më pas tek individët. Këto ditë, sipas kryeministrit, do t’u shërbejnë abuzuesve si kohë për të ndërprerë vetë lidhjet e paligjshme dhe për të kaluar në sistemin e rregullt e ligjor të faturimit.  Përndryshe, ata që gjenden me shkelje do të dërgohen në burg.

Fjalimi i plotë i kryeministrit: http://kryeministria.al/al/newsroom/lajme/plan-operacional-per-t-i-dhene-fund-vjedhjes-se-energjise

Referuar të dhënave të publikuara zyrtarisht, dëmi nga vjedhja e energjisë vlerësohet se shkon në 150 milion euro. Pak ditë më parë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike raportoi se ka ulur nivelin e humbjeve në rrjet gjatë muajit Shtator. Sipas të dhënave të publikuara, niveli i humbjeve arrin në vlerën e 31.7%, një përmirësim me 3.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Muaji Shtator shënon edhe shifrën rekord përsa i përket prerjeve të paligjshme të energjisë elektrike, me 75.800 raste të tilla në të gjithë vendin.

Deklarata e OSHEE: http://www.oshee.al/index.php?lang=1&idm=75&idr=27&mod=1

n.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Te pakten Kryeministri eshte i ndershem kur e krahason me Lazatatin.

C'ishte Lazarati ne fund te fundit ? Nje stuhi ne nje gote uji. Mijera forca policore per dy a tri jave, lufte e madhe me kallasha a mitraloza, por me shume me artikuj gazete e deklarata televizive si p.sh. 6.6 miliarde euro qe ja heqim nga dora krimit te organizuar, fajtoret para drejtesise, ska me trafikante me mbrojtje politike tj.

Perfundimi , eshte arestuar nje Gate dhe i biri itij Van Dam e nje dy te tjere. Keta i benin 6.6 miliardet e narkotrafikut ? Kush jane mbrojtesit e tyre politike e pse nuk deklarohen e jo me te denohen ? Perse ende pas kaq kohe qe jane arrestuar nuk eshte denuar asnjeri ? Nuk kane prova ? atehere perse i arrestuan ? Apo nuk dine se si ti rendisin provat dhe te justifikojne zhurmen e madhe (+6.6 miliarde eurot).

Suksesi i vetem i pranuar nga te gjithe eshte "hyrja e policise ne Lazarat" ???  A ka me budallallek se nje deklarate e tille kur vendi yne eshte prej disa vitesh anetar i NATO-s dhe pret te hyje ne BE ?

Te njetin perfundim pret kryeministri edhe nga aksioni per energjine elektrike. Ai deklaron se "do te marre fund praktika kur te tjeret pagujane energjine qe vjedhin hajdutet". Po atehere perse ne vend qe ta ulesh cmimin e energjise dhe tua maresh hajduteve pagesen per energjine e vjedhur, ne fakt e ngre cmimin e kesaj te fundit ? Pavaresisht se si e argumenton ai se nuk do kete ngritje cmimi por heqje te fashes  mbrojtese 300 kW, perfundimi eshte i njejte qytetaret do te pagujane me shume se me pare dhe KESH-leshi do te arketoje me shume. Mos jane keto masa per te mbushur gropen e vjedhjeve te Fullanit (se bashku me bordin e guvernatoren aktuale te ciles  i dha mbeshtje kryeministri) se deri me sot nuk kemi pare ndonje mase per sekuestrimin e pasurive te ketyre hajdutev me kostume firmato, e ku njeri prej tyre, ndoshta me i spikaturi ishte edhe "cuni i Tirones" (por qe ne fakt ka lindur ne Elbasan dhe ka jetuar ne Kombinat) miku u kryeminstrit Santo.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.