Kosova do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike “Rio 2016”. Pranohet si anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Kosova ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në njohjen nga organizmat sportivë ndërkombëtarë. Së fundmi ajo është pranuar si anëtare e përkohshme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, çka do të thotë se i është hapur rruga për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Rio 2016.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar sqaron se e vendimi është marrë në interes të sporti kosovar, pasi ky shtet njihet nga 108 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kosova ka 6 federata të njohura ndërkombëtarirsht, mes tyre dhe ajo e xhudos që ka një kandidate për medalje olimpike, si kampionia e botës, Majlinda Kelmendi.
Pritet që në muajin dhjetor Kosova të fitojë anëtarësimin me të drejta të plota në sesionin e radhës të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Mokano.
l.m
Add new comment