Një opinion në “Fox News” për ndeshjen e Beogradit. Gjovalin Shkurtaj: “A do ta injorojë Europa racizmin serb?”

Postuar në 22 Tetor, 2014 10:05

Gjovalin Shkurtaj,  anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i është drejtuar opinionit amerikan, me një letër, ose opinion të vetin, përmes “Fox News”. Opinioni ëhstë botuar më datën 21 tetor dhe shtron pyetjen:  “A do të zgjedhë Europa që të injorojë racizmin serb?” Shkurtaj bën një kronikë të ndeshjes së futbollit, luajtur më 14 tetor në Beograd, duke vënë theksin te thirrjet raciste kundër shqiptarëve, që paraprinë dhe shoqëruan atë. Opinioni synon të sqarojë jo vetëm paqartësitë e situatës, por edhe të neutralizojë sadopak atë ndikim që mund të ketë propaganda serbe, e cila ka synuar të vendosë në qendër të vëmendjes dronin dhe banderolën që fluturoi mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit. “Lobimi serb pati efektin e vet. Mëngjesin tjetër, një përfaqësues i BE-së cilësoi si shkaktar vetëm dronin me flamur duke e quajtur atë si “mesazh politik”, shkruan Shkurtaj që thekson se shfaqja e racizmit në stadiumin serb ishte kaq flagrante, saqë dënimi duhet të jetë shembullor. “Një erë e re paqeje dhe stabiliteti kërkohet në rajon; ajo duhet të nisë me vendosmëri që nga ky vendim”, shprehet Shkurtaj, që është ndër të paktët që ka bërë përpjekje ndikuese për këtë çështje në adresë të opinionit ndërkombëtar.

http://www.foxnews.com/opinion/2014/10/21/soccer-brawl-will-europe-choos...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.