Bushati në Beograd: Vizita e Ramës nuk duhet t’ju shqetësojë. Kosova është një realitet rajonal, evropian dhe ndërkombëtar

Postuar në 23 Tetor, 2014 07:05

Në takimin e ministrave të vendeve të Ballkanit që po mbahet në Beograd, të enjten më 23 tetor, morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj. Kjo vizitë e dy ministrave, i paraprin vizitës së kryeministrit Edi Rama që do të zhvillohet në 10 nëntor. Pas takimit, ministri Bushati i është përgjigjur interesit të agjencive mediatike serbe dhe disa rrjeteve globale si, “Tanjug”, “PRVA”, “RTS”, “Reuters”, “Al-Jazera Balkan”, “Blic”, “Kurir”, “Vecernji Novosti”, “Slovenacka Agencija”, “Nova Agencija”, “AFP”, për vizitën në Beograd dhe në Preshevë, duke e cilësuar si “një intervistë ndryshe në Beograd”. “Kjo vizite nuk duhet t’ju shqetësojë, është një praktike normale në të gjitha vendet evropiane. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate në BE (ashtu si Serbia) dhe ne e nxisim Serbinë që të rishikojë kursin e saj në raport më Perëndimin”, u shpreh ministri Bushati. Ndërsa për Kosovën, ministri Bushati u shpreh se, “Kosova është një realitet rajonal, evropian dhe ndërkombëtar. Kosova është një çështje që na ndan me Serbinë, por jo vetëm, ajo ndan dhe Serbinë me Perëndimin”. Mbi ndeshjen Serbi – Shqipëri, ministri Bushati është shprehur se, “kemi qenë shumë të qarte, kemi dënuar të gjitha incidentet, dhunën dhe provokimet që kanë krijuar një klimë jo të favorshme midis dy vendeve”..

 

L.V

 

http://www.ata.gov.al/bushati-ne-beograd-vizita-nuk-duhet-tju-shqetesoje-189066.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.