Ndëshkohet Inter dhe Verona për koret raciste të tifozëve. Në pritje të vendimit për ndeshjen e 14 tetorit

Postuar në 22 Tetor, 2014 03:42

Sesi zbatohen rrregulloret e UEFA-s kur vjen puna për racizmin, kjo mund të shihet edhe në vendimin e marrë në Itali për Interin dhe Veronën. Kështu, “Corriere della Sera” njofton se Verona është dënuar për koret raciste ndaj Sulley Muntarit në ndeshjen e fundit me Milan, kurse Interi është dënuar për koret raciste në ndeshjen me Napolin. Interesante është se gjyqtari ka vendosur të ndëshkojë pjesën jugore të stadiumit të Veonës vetëm pse tifozët në këtë pjesë, sa herë merrte topin Muntari, bërtisnin “uh,uh”. Kjo është vlerësuar si sjellje që shpreh diskriminimin racor. Ky vendim i “del para” gjykimit të UEFA-s, për ndeshjen Serbi-Shqipëri, luajtur më 14 tetor, e cila të paktën siç është perceptuar deri më tani nga deklaratat dhe media, ka fituar natyrë politike. Por gjithsesi duhet pritur.

http://corrieredelveneto.corriere.it/veneto/notizie/sport/2014/21-ottobr...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.