Sokol Balla akuzon se dikush spiunoi në Beograd se ku ndodhej vëllai i Edi Ramës. “Express” shkruan se akuza është për Baton Haxhiun

Postuar në 22 Tetor, 2014 07:53

Gazeta “Express” përcjell një status në “Facebook”, të gazetarit Sokol Balla, i cili akuzon se dikush nga shqiptarët që bënin pjesë në përfaqësinë e shqiptarëve në Beograd në ndeshjen e 14 tetorit, ka spiunuar në polici, se mes tyre ndodhej edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Aludimi i Ballës është se pas këtij akti, që ai e quan spiunim, serbët kanë përhapur edhe mitin e komandimit të dronit nga Olsi Rama. “Express” thotë se akuza është për Baton Haxhiun dhe për të qenë korrekt, po përcjellim statusin e Ballës, i cili tashmë, ka kalur kufijtë e profilit personal: “Një gazetë proserbe dhe e kontrolluar nga një udbash, ka marrë përsipër të më sulmojë. Por unë thjesht po qesh me xhuxhin e vogël që gjoja është kryeredaktor dhe shefin e tij të madh, i cili ditën e ndeshjes në Beograd, shkoi te policët dhe spiunoi se në cilën lozhë, ishte vëllai i KM të Shqipërisë”, shkruan Balla.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/kush-spiunoi-sipas-sokol-balles-te-po...

s.z 

Comments

Submitted by Billy (not verified) on

<p>Te medhenj jane serbet. Kij inatin, jepu hakun. Kane bere e gjysma e kosovareve te jene spiune te tyre.&nbsp;</p>

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>Po pse o Balla, sipas teje serbet nuk e kishin idene se ku ishte vellai i kryeministrit?!! Sa femije qe beheni ndonjehere!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.