"Monitor": Tatimi mbi dividentin dhe të ardhurat e tjera do të rritet në 15%

Postuar në 20 Tetor, 2014 10:05

Qeveria shqiptare po planifikon të rrisë tatimin mbi dividendin dhe të ardhurat e tjera (përfshirë dhe ato mbi interesat e fituara nga depozitat) në 15%, nga 10% që është ky nivel aktualisht. Lajmi bëhet i ditur për “Monitor” nga burime pranë shoqatave në biznesit, që janë pranë këtyre negociatave, ndërkohë që nuk ka ende një konfirmim zyrtar.  Burimet nga shoqatat e biznesit i pohuan revistës se vendimi është marrë tashmë dhe pritet që të përfshihet në paketën e re fiskale, që po diskutohet tashmë me bizneset.

Sipas “Monitor” tashmë, ky tatim po barazohet me tatim-fitimin për bizneset, me synim minimizimin e shmangieve, që mund të lindnin nga tatimet e diferencuara, duke shkuar drejt një takse të sheshtë prej 15% për të gjitha llojet e të ardhurave, me përjashtim të pagës.

http://www.monitor.al/tatimi-mbi-dividentin-dhe-te-ardhurat-e-tjera-do-te-rritet-ne-15/

n.k

Comments

Submitted by IH (not verified) on

<p>Rritja e tatimit mbi dividendin = Ulje e investime të huaja &nbsp;</p><p>Rritja e tatimit mbi interesin e depoziotave, shoqëruar me uljen e normës mestatre të interesit = Tërheqje masive të depozitave nga bankat e nivelit të dytë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.