Toni Bler lobing për Shqipërinë në UEFA. Shpëtim Sulejmani i përfaqësueses së Zvicrës kërkon të luajë për Shqipërinë

Shqiptarët u ndjenë krenar me kombëtaren e tyre të martën e kaluar, kur u zhvillua ndeshja në mes të Serbisë dhe Shqipërisë. Sulmuesit me origjinë shqiptare, Shpëtim Sulejmani i cili i mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Zvicrës U-20 dhe skuadrës gjermane Bochum, në një prononcim për gazetën “Arena” është shprehur: “Ndeshja në mes Serbisë dhe Shqipërisë, më ka emocionuar pa masë dhe do të kisha shumë dëshirë që një ditë luaj për vendin tim”.
Ndërkohë “Arena” shkruan gjithashtu se Skënder Fani dhe Toni Bler do të jenë dy personat më të fuqishëm së bashku me shtetin shqiptar dhe një aparaturë shtetërore që do të lobojnë për të fituar betejën në UEFA dhe FIFA. Zyrtarisht tanimë çështjen në dorë e ka marrë shteti dhe njerëzit e rëndësishëm. Nga radhët e federatës është Skënder Fani, shqiptari i njohur dhe mik i presidentit të FSHF-së, Armando Duka që do të merret me anën juridike. Së bashku me të në mbështetje është avokati i njohur shqiptar Artan Hajdari që është njëherësh edhe anëtar i komitetit ekzekutiv. Me grumbullimin e provave po merret drejtori juridik Enton Lita.
L.V
Add new comment