Notë e Greqisë për sulmin në Derviçan. Ndërkohë mediat greke raportojnë sulme raciste në Greqi

Greqia ka paraqitur në Ministrinë e Jashtme një notë proteste përmes së cilës dënon aktet e dhunës ndaj banorëve të fshatit Derviçan, pjesëatrë të pakicës etnike greke. Çfarë bie në sy është fakti se ambasada greke e lidh këtë sulm me ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, çka çon kështu në idenë për një aktivizim të klisheve të vjetra të ndarjeve në Ballkan. “Kërkohet nga Shqipëria të dënojnë incidentet që kanë ndodhur në fshatin Derviçan kundër anëtarëve të minoritetit grek në Shqipëri, pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, mbrëmjen e 14 tetorit. Ambasadori Rokanas gjithashtu kërkoi që të merren të gjitha masat e nevojshme për të gjetur, arrestuar dhe ndëshkuar ata që kryen sulmin e paprovokuar , si dhe të mbrohet minoriteti grek, përpara festimeve të përvjetorit të pavarësisë. Ambasadori grek përcolli shqetësimin e fortë të Greqisë për sulme të ngjashme, që synojnë destabilizimin e pakicave greke dhe përbëjnë një pengesë për perspektivën evropiane të vendit, e cila është dobësuar dhe sigurisht nuk forcohet me sjelljen ekstremiste dhe nacionaliste, që sipas tij kujtojnë të shkuarën e Ballkanit. Ai bëri thirje për distancim dhe shmangie të këtyre incidenteve për të mirën e përbashkët drejt Bashkimit Europian”, thuhet në këtë notë proteste. Në të vërtetë sulmi në Derviçan ende nuk ka autor nga policia, ndonëse mediat greke kanë raportuar se ai është kryer nga banorë të fshatit Lazarat. Nga ana tjetër nuk mundet që një sulm i izoluar të përgjithësohet për të thënë se minoritetet kërcënohen. Kjo pasi sulme dhe provokime të ngjashme ndodhin edhe në Greqi. Vetëm sot gazeta “To Vima” raporton se në Moschato, në derën e Qendrës Kulturore greko-Arabe është hedhur një kokë derri e prerë. “Një sulm i pastër racist”, shkruan “To Vima” që vijon se policia ka nisur hetimet.
http://www.tovima.gr/en/article/?aid=642205
s.z
Add new comment