Beogradi kushtëzon vizitën e Ramës. Notë e ashpër proteste ndaj ambasadorit Ilir Boçka. Daçiç: “Dënoni incidentet e parapërgatitura”

Ambasadori shqiptar në Beograd, Ilir Boçka, është thirrur sot në Ministrinë e Jashtme të Serbisë në një takim me titullarin Ivica Daçiç. Siç bëhet e ditur, ndaj Boçkës është bërë "protesta më e ashpër" në lidhje me incidentet në stadiumin e Beogradit, duke nënvizuar me forcë se ajo që ndodhi “ishte e mirëmenduar dhe e planifikuar”. Kështu pala serbe edhe në rrugë zyrtare ka akuzuar Tiranën zyrtare për incidentin e dronit me flamur, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për dhunën. Nga ana tjetër, Daçiç ka kërkuar që autoritetet shqiptare të dënojnë pa asnjë ekuivok incidentin, “si një hap për kapërcimin e problemeve”. Thënë ndryshe, Beogradi zyrtar me këtë notë, ka vendosur para faktit të kryer qeverinë shqiptare lidhur me vizitën e datës 22 të kryeministrit Edi Rama. Kjo pasi ndonëse ftesa qëndron, protesta me kushtëzimin e mësipërm, e pezullon praktikisht atë. Vetë zyrtarët serbë, përfshirë presidentin dhe kryeministrin, nuk kanë mohuar se incidenti mund të ketë lidhje edhe me vizitën e sotme të presidentit rus, Vladimir Putin. Vuçiç është një nga njerëzit më proeuropianë në Beograd, por lëvizjet e tij kanë ndeshur shumë rezistencë, sidomos në Ministrinë e Brendshme. Qëndrimi i sotshëm i tij, me intervistën që do të botohet te “Novosti”, thjesht pasqyron ekuilibrat në Serbi, që anojnë sa nga Rusia, aq edhe nga BE-ja. Kështu mund të shpejgohen edhe deklaratat e ardhura nga disa qendra të Brukselit, që është së fundmi në hall të madh me Moskën zyrtare. Nuk ka kaluar pa rënë në sy as deklarata e ambasadorit rus në Beograd, Chepurin, i cili ka theksuar se “asgjë nuk mund të pengojë suksesin e vizitës së Putin në Serbi”.
http://tanjug.rs/news/149284/most-severe-demarche-delivered-to-albanian-...
s.z
Comments
Te rrahin e te thone mire ta
<p>Te rrahin e te thone mire ta bera. Kujt i plasi me shku ne Beograd.</p>
Add new comment