Kosovë, partia e Hashim Thaçit kërkon marrëveshje paraprake, pastaj zhvillimin e seancës konstituive

Postuar në 16 Tetor, 2014 04:46

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një qëndrim të fortë kushtëzues për sa i përket seancës së re konstituive të Parlamentit të vendit. Kështu nënkryetari i saj, Adem Grabovci, ka deklaruar se nuk do të ketë seancë të re, nëse paraprakisht nuk ka marrëveshje mes tyre dhe bllokut opozitar. “Shiko sa i përket PDK-së, brenda 24 orëve ky problem do të zgjidhej, kjo është gatishmëria e PDK-së, që me asnjë kusht ne nuk vëmë pengesa. Sa i përket PDK-së, asnjë ditë nuk kishim pasur mungesë të institucioneve, të konstituivit të institucioneve të reja. Mirëpo, fajin duhet kërkuar tek partitë e bllokut që e kanë shkaktuar këtë situatë që është, që i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit, që e kanë rënduar jetën e qytetarëve të Kosovës. Prandaj, gatishmëria e PDK-së, është që ne jemi të gatshëm brenda 24 orëve të ulemi të bisedojmë të debatojmë, të merremi vesh dhe t’i japim qytetarëve institucione të reja.  Nuk mund të bëhet fjalë për një seancë të re pa një marrëveshje”, tha ai. Ndërkohë presidentja Atifete Jahjaga ka nisur raundin e ri të takimeve me drejtuesit politikë, kësaj radhe me LDK-në, pasi ka përfunduar takimet me përfaqësues të Bllokut.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.