Anëtari i Komisionit të Jashtëm, Blushi: “Vizita, vendim i kryeministrit, por dhënia e dorës Vuçiçit dhe Daçiçit, do të lëndonte shqiptarët”

Postuar në 16 Tetor, 2014 08:52

“Top-Channel” i ka marrë sot një prononcim Ben Blushit, anëtar i Komisionit Parlamentar me Jashtë, i cili ka folur edhe për opsionet politike që shtrohen tashmë për vizitën e Edi Ramës në Beograd. Blushi ka vlerësuar se dhuna dhe racizmi në stadiumin e Beogradit ishin jashtë logjikës normale, shtuar ëksaj edhe reagimet e autoriteteve serbe. Çfarë duhet të bëjë në këta rast kryeministri, vizita e të cilit është minuar nga një ndeshje futbolli? “Sa i përket vizitës, kjo gjë duhet të gjykohet nga kryeministri, sepse ai ka gjithë informacionin e duhur. Sigurisht kanalet diplomatike janë duke funksionuar. Shtetet aleate të NATO-s apo Këshilli Europian kanë peshën e tyre në raportet Shqipëri-Serbi dhe me siguri do të thonë fjalën e tyre, por padyshim si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë, kushdo prej nesh do të kishte shmangur dhënien e dorës ndaj kryeministrit serb në këto kushte, apo me Ivica Daçiçin, i cili ka bërë deklarata të fundit ksenofobe, raciste, duke mos marrë asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi në Beograd. Diplomacia do të bëjë punën e vet, kryeministri do ta vlerësojë vet nëse duhet apo jo të shkojë në Beograd, por kam përshtypjen se dhënia e dorës Vuçiçit apo Daçiçit në këto kushte do të lëndonte shumë shqiptarët, fatkeqësisht”, deklaroi Blushi.

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Epo , me ne fund, pas kaq e kaq vitesh ne politike dhe thaseve me budallalleqe qe leshoni familisht, ke edhe ti nje here te drejte.....uf!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.