Rasti i dytë i infektimit me Ebola në SHBA. Izolohet infermierja që fluturoi në një avion me 132 pasagjerë

Postuar në 15 Tetor, 2014 15:00

Autoritetet amerikane janë vënë në alarm pasi në Teksas të Shteteve të Bashkuara është konfirmuar rasti i dytë i infektimint me virusin Ebolas. Bëhet fjalë për një tjetër infermiere, pjesë e stafit që kishte kuruar punonjësin mjekësor liberian Tomas Dunkan, që vdiq javën e shkuar nga i njëjti virus.  Autoritetet konstatuan se infermierja kishte fluturuar me një aeroplan nga Teksasi në Klivaland dhe tashmë janë në kërkim të 132 pasagjerëve për të kryer kontrollet e nevojshme mjekësore.

Nuk përjashtohet mundësia që edhe infermierja të mos ketë respektuar protollet e sigurisë, ashtu si edhe kolegja e saj e infektuar më herët, gjendja e së cilës është përmirësuar.

Aktualisht janë 18 raste të identifikuar në total të personave të prekur, të atyre që janë shëruar dhe të viktimave nga Ebola në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Spanjë, Norvegji, Francë dhe Britani. Ndërsa në Afrikën Perëndimore sipas OBSH, numri i vdekjeve nga virusi i ka kaluar tashmë të 4100 rastet.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.