Ish-kryeministri: “Strukturat europiane dhe vendet mike të vendosin në axhendë Albanofobinë. Nuk ekziston vetëm në Serbi”

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, është shfaqur me një postim në rrjetin social “Facebook” përmes të cilit ka bërë një komentim të situatës së krijuar në ndeshjen e Beogradit. Berisha dënon aktet e racizmit dhe terrorit psikologjik ndaj ekipit tonë kombëtar, duke konsideruar se edhe qëndrimet e të gjithë drejtuesve serbë, flasin për depërtim të Albanofobisë në të gjithë nivelet në Serbi. Me këtë rast, Berisha bën thirrje ndaj strukturave europiane që ta trajtojnë Albanofobinë, si faktor me potencial shpërthyes në rajon. “Është rasti që institucionet ndërkombëtare, Komisioni dhe Parlamenti Europian, Këshilli i Europës, OSBE, Komisioni i të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së, Komisionet antirraciste, qeveritë e vendeve mike, që kanë investuar kaq shumë për paqen dhe stabilitetin në gadishullin tonë, të vendosin në axhendën e tyre trajtimin e Albanofobisë, si një faktor madhor potencial për destabilizimin e rajonit. Mos të harrojmë se marrëveshjet Kosovë-Serbi dhe marrëveshje të tjera, arritje historike dhe të një rëndësie jetike për paqen në rajon, mund të bien viktimë në çdo kohë e albanofobisë së Beogradit. Ndeshja e fundit dëshmoi se demonët e nacionalizmit serb edhe kur dremisin me sy mbyllur, janë të zgjuar. Por shfaqje të shëmtuara të Albanofobisë nuk mungojnë as në vendet e tjera përreth Shqipërisë. Është në interesin më të mirë të fqinjëve tanë, që degën e ullirit që ofrojnë shqiptarët sot, ta shfrytezojnë si një mundësi për t’u çliruar nga Albanofobia dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të re me kombin tonë kudo që jeton. Ata e dinë mirë se Albanofobia si doktrinë, bazohej në idenë se duheshin zhdukur shqiptarët nga trojet e tyre mijëra vjeçare. Kjo ide sot është thjesht atavizëm, që e rikthyer në skenë do të thotë thyerje e kokës pas murit!”, shkruan Berisha.
s.z
Comments
E, e , por mbesen e tij Sali
<p>E, e , por mbesen e tij Sali Berisha e meson te shaje futbollistet tane dhe te dale ne mbrojtje te serbeve. Turp per gjithe PD-ne.</p>
@Iliret. Sali Berisha nuk
<p>@Iliret. Sali Berisha nuk kontrollon dhe nuk duhet te kontrolloje se cfare poston e mbesa ne social media. Sali Berisha ka bere nje mije e nje mekate ne karrieren e vet politike por fakti qe ai ka qene politikani me vokal shqiptar qe ka vene ne dukje elementin e Albanofobise ne Europe kjo nuk i mohoet dot. Madje mua me kujtohet qe kundershtaret politike e akuzonin se ai e perdorte Albanafobine si jusftifikim per mosarritjet e tij ne politiken e jashtme. Shpresoj qe tani te gjithe si te majte e te djathte ta kuptojme se Europa nuk na do dhe aq shume dhe vendimi i UEFA per nje investigim "gjithperfshires" e tregon qarte nje gje te tille. Nuk kam shume shpresa se do marrim tre pikeshin ne tavoline lene mo kur te degjojme sanksionet qe do na vendosin. Serbise kane mundesi ti dergojne ndonje dekorate per kafsherine e treguar ne vitin 2o14 ne syte e gjithe botes.</p>
Ky eshte kokrra e legenit.
<p>Ky eshte kokrra e legenit.</p>
Eh moj putanë e Serbise, e
<p> Eh moj putanë e Serbise, e gjete si ta largosh Sërbinë nga Syri i Ciklonit??? Fytyrë e ndyrë me shpirt me të lig nga Satanai imagjinar i letersise botërore! Je ti albanofobi me i tmerrshem, albanofobia jote te ka bere qe te jesh ne krye te krimit dhe vrasjeve ndaj shqiptarëve!</p>
Add new comment