Rrezikohet ambasada shqiptare në Beograd. Policia rrethon godinën pas informacioneve se ajo mund të sulmohet gjatë derbit “Partizani-Crvena Zvezda”

Ambasada Shqiptare në Beograd rrethohet nga policia. Sipas disa informacioneve ajo mund të sulmohet. Pas dhunës ditën e martë në stadiumin ‘Partizani’ gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, forca të shumta policie janë vendosur sot para ambasadës shqiptare në Beograd, pasi luhet një tjetër ndeshje futbolli, që mund të shkaktojë incidente. Në stadiumin ‘Partizani’ luhet derbi "Partizani-Crvena Zvezda" dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë shton se ka informacione se huliganët mund të sulmojnë ambasadën shqiptare. Për këtë arsye forcat të shumta policie qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë rreziku që mund ti kanoset objektit.
L.V
Add new comment