Pasojat e deflacionit në Europë rrezikojnë investimet e huaja në Shqipëri

Postuar në 18 Tetor, 2014 11:48

Investimet e huaja në Shqipëri rrezikojnë të ulen për shkak të deflacionit në Evropë. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë ku bizneset dhe konsumatorët kanë shprehur pritshmërinë për të ardhmen e ekonomisë, treguesi që pasqyron situatën e prodhimit të biznesit është negativ. Në një kronikë televizive të përgatitur nga “Vizion Plus” thuhet se ky tregues lidhet me perceptimin që ndërmarrjet në Shqipëri kanë për të ardhmen dhe me shtimin e investimeve të biznesit. Situata e deflacionit në shumë shtete të Evropës ka bërë që vlera e euros të rritet, të bien çmimet dhe si rrjedhojë bizneset të kenë më pak fitim. Megjithatë përfaqësuesit e bizneseve të huaja shprehen se Shqipëria mund të përfitojë nga sjellja e bizneseve të reja këtu po të përfitojë nga situata politike e krijuar në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Edhe pse tremujori i dytë i këtij vitit rezultoi negativ, raporti i bankës qendrore thotë se perceptimi i bizneseve për të ardhmen sjell rritje të ekonomisë, por kjo do të ndikohet më shumë nga faktorët e brendshëm. Çelja e fondeve për investime publike dhe hyrja në fuqi e disa masave që shkurtojnë kohën e biznesit pritet të japin kontribut pozitiv për ekonominë.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.