Beograd/ Merkel dhe Vuçiç flasin në telefon. Diskutojnë për reformat dhe situatën pas ndeshjes së futbollit Serbi - Shqipëri

Agjensia “Tanjug” informon se: “Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike të gjatë dhe miqësore me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila i shprehu mbështetjen e saj për reformat që duhet të zbatojë Serbia drejt rrugës evropiane”. Sipas “Tanjug” Vuçiç dhe Merkel ranë dakord se krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për bizneset është një kusht i rëndësishëm për promovimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh. “Temë kryesore e diskutimeve ishte stabilitetit rajonal”, sipas zyrës për shtyp të qeverisë serbe. “Vuçiç i bëri të ditur kancelares gjermane, Angela Merkel se pavarësisht incidenteve që ndodhën gjatë ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë, Serbia do të bëjë gjithçka të për të ruajtur stabilitetin politik dhe ekonomik, si në Serbi ashtu dhe në rajon”, vijon deklarata e zyrës për shtyp të qeverisë serbe.
L.V
Add new comment