Mjeku i kombëtares shqiptare: Ia shpjeguam UEFA-s, nuk mund të kthehemi në fushë, jo nuk duam!

Postuar në 18 Tetor, 2014 12:04

Alban Merepeza, mjeku i kombëtares, ka komentuan në një intervistë tek 'Zëri i Amerikës' ndeshjen e së martës Serbi-Shqipëri. Merepeza shpjegon se ndeshja nuk u ndërpre prej dronit por prej fishekzjarrëve që u hodhën në fushë.  Më tej mjeku i kombëtares thekson se Serbia nuk kishte marrë masat e duhura ndaj tifozërisë së dhunshme.  “Dhuna nga tifozët është e shpeshtë në Serbi dhe them se nuk kishin marrë masat e duhura. Ivan i Tmerrshëm hyn e del në fushë si i do qejfi, qenka normale kjo atje, ndaj nuk e kanë marrë seriozisht zgjidhjen e tifozëve të dhunshëm. Kurse tifozët shqiptarë në mbarë botën njihen vetëm se janë të zjarrtë por jo se jemi të dhunshëm”.  Ndërsa pyetjes nëse ekipi refuzoi të kthehej se nuk dëshironte, mjeku i kombëtares kuqezi tha: “Skuadra nuk mundej të kthehej jo se nuk donte të kthehej. Delegacioni jonë ia bëri të qartë, UEFA-s. Kur përfaqësuesi i UEFA hyri në dhomat e zhveshjes i treguam shenjat e dhunës. Ai na tha, nuk doni apo nuk mundeni të ktheheni në fushë. U thamë se nuk mundemi”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.