Mediat serbe dhe kroate tejkalojnë planin. Tirret një histori familjare për Vuçiç, për të cilin kërkohet një origjinë shqiptare

Postuar në 18 Tetor, 2014 13:42

Nuk mund të vononte edhe një histori me origjinë familjare. Mediat kosovare përcjellin një shkrim të një portali kroat, sipas të cilit kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka si baba biologjik ish-gazetarin shqiptar të RTS-së, Fahri Musliu. Si për të shtuar dozën, portali boton fotot bashkëngjitur, kështu që “lexuesit-shikuesit” të gjykojnë vetë. “Koha Ditore” e zgjeron materialin duke iu referuar edhe shkrimeve të gazetarëve apo autorëve serbë, të cilët flasin për lidhjet e familjes së Vuçiç me ustashët,  se ndaj tij bëhet presion me një video për një marrëdhënie të supozuar me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Miodrag Rakiç. Dhe mbi këto lidhje të dyshimta, për të cilat media serbe e tejkalon planin, ndërtohet hipoteza se edhe Kosova është shitur nga Vuçiç, se madje mu për këtë arsye edhe Ramës po i hapet rruga në Beograd. Absurditete të rrezikshme e të cilat po evidentojnë qartë brendinë e politikës serbe, e cila në ndryshim nga ajo shqiptare, nuk duket se bën gallatë me cenet e rivalëve.

http://koha.net/?id=22&l=29879

http://www.gazetaexpress.com/lajme/a-eshte-shqiptar-kryeministri-i-serbi...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.