A mjaftoi ngjarja në Beograd për t’u ndjerë krenarë? Pse dolëm të gjithë lakuriq, ballkanas e europianë?

Postuar në 18 Tetor, 2014 14:55

Nuk është vetëm Ministria e Jashtme greke që lidh ngjarjet e Beogradit me incidentet  në Dervician. Edhe mitropoliti i Konicës, teksa i referohet ngritjes së dronit me “Shqipërinë Etnike”  mbi stadiumin e Partizanit thotë se djegia e disa makinave në fshatin minoritar dhe thirrjet e lëshuara nga një grup të rinjsh të Lazaratit për “djegie të të krishterëve” kanë prapavijë nacionaliste dhe fetare.

Policia e Gjirokastrës nuk e referoi këtë ngjarje, por Ministria e Jashtme greke përmes një note proteste i kërkoi qeverisë shqiptare të marrë të gjitha masat për të arrestuar autorët e sulmeve vandale në Dervician që sipas saj synojnë destabilizimin e pakicës greke dhe që janë pengesë për perspektivën europiane të vendit.

Mitropoliti i Konicës shkon edhe më tej duke folur jo vetëm për një natë tmerri në “Vorio Epir” por për 100 vite terrorizmi shqiptar në “Vorio Epirin” grek. Ai kujton luftën e Mitropolitit Sebastian për të drejtat e gerkëve të “Vorio Epirit” dhe bën thirrje për zgjim kombëtar për të mos u bërë realitet ëndrra e shqiptarëve për një Shqipëri të Madhe. Teksa thotë se nesër do të jetë vonë, kërkon që Greqia të mos pranojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër mitropoliti serb Amfilohije mallkoi dronin që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit, ndërsa kryeministri serb po mendohet a duhet ta presë Edi Ramën në vizitën e parashikuar apo jo. Isteria që u pa në stadiumin e Beogradit ishte mjerane dhe paranojake. Po aq mjeran, paranojak e qesharak  është edhe tartakuti që kapi politikën në Beograd pas sherrit për banderolën. Më shumë se paranojake edhe sjellja e policisë serbe që hapi çantat e futbollistëve shqiptarë për të gjetur dronin fluturues, me idenë se shqiptarët janë të djallëzuar, por jo më shumë se ata. Për të vënë duart në kokë e gjithë kjo isteri që ka mbërthyer opinionin këndej e andej Europës për sherrin që plasi në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Por krenaria nuk mungon edhe në këto anë. Në Lushnje me rastin e 70-vjetorit të çlirimit, Gramoz Ruçi dhe Erion  Braçe thanë se ndjenja patriotike për flamurin na nderoi me 11 djemte ne Beograd, ndërsa Kreshniku Kuq e Zi u ngjit prapë në një podium dhe foli për atdheun që duhet të na bëjë bashkë. Por a ka vend për krenari në atë që ndodhi  të martën në Beograd, a duhej festuar me fishekzjarre në çdo qytet, a duheshin hapur faqet e gazetave me dronin fitimtar, a duhej djegur flamuri serb në Shkodër, a duhej ngritur një tjetër dron me flamur shqiptar në stadiumin e Vlorës? Këto dhe të tjera që nisën nga ngjarja e Beogradit mjaftojnë për të kuptuar se sa pak u desh që të na dalë lëkura jonë ballkanike si në Beograd, ashtu dhe në Athinë e në Tiranë. Mjaftojnë për të kuptuar se Europa është shumë larg nesh, jo vetëm nga diferencat politike që preferon t’i përdorë me standarde të ndryshme, por edhe ato kulturore që kërkon të na i imponojë dhe të na mbushë mendjen se tashmë edhe ne si ballkanas i përfaqësojmë. Zyrtarisht BE u tregua konfuze dhe mori anë për një ngjarje që pritet të gjykohet nga drejtësia sportive, duke mos i fshehur emocionet pavarësisht përvojës së madhe që ka në çështje të tilla.

Jo pak herë edhe fqinjët tanë “europianë” e kanë përdoror Bashkimin Europian si kamzhik për “gabimet” që ne si ballkanas ende të paintegruar bëjmë pavarësisht se na është treguar destinacioni ku duhet të shkojmë. Europa që kemi afër nesh dhe Europa që na serviret në aktivitete bajate të integrimit kulturor e demokratik nëpër ekrane e shfaqje burokratike është vetëm një tullumbace që u shfry në Beograd dhe na nxori lakuriq të gjithëve si ballkanasit me pasaportë europiane ashtu dhe ballkanasit me pasaporta shengen.

Rreziku është që edhe UEFA të bjerë në kurthin e drejtësisë politike dhe jo asaj sportive. Nëse do të bëjë drejtësi sportive Serbia rrezikon shumë, madje meriton edhe të përjashtohet nga kompeticionet ndërkombëtare, jo për shkak të futbollistëve, por Federatës së saj. Ndërsa Shqipëria ndoshta e kalon me ndonjë gjobë për gjaknxehtësinë e futbollistëve që u turrën drejt banderolës, që nuk kishte kurrë peshën dhe simbolikën e flamurit kombëtar. Me shumë gjasë kësaj radhe UEFA do anojë nga drejtësia politike, per te na dhene nje tjeter shuplake..

l.m

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Dhe ke harruar me budallain nga te gjithe. Presidentin Nishani, i cili si personi i pare zyrar i Republikes te Shqiperise, organizon pritje te skuadres qe luftoi per flamurin. Cilin flamur ka te varur presidenti pas kurrizit?  Gafa e tij ju dha dore serbvet,  qe kete fakt ta fusin ne dosjen e tyre ne UEFA, duke kembengulur se e gjitha ishte organizuar nga shteti shqiptar. Dhe per kete ju jep nje ndihme te madhe serbvet edhe nje sherbetor i hershem i tyre. Lul Basha i cili dekoron skuadren me motivacionin per mbrojtjen e simboleve kombetare. Pikerisht beri ate qe po kerkonte Vucic. Kur te mencurit po thonin se dronin e kane leshuar vete serbet per provokacion, keta budallenj, nuk priten vendimin e UEFA-s, por shpejtuan te hiqen patriote te medhenj.

Submitted by Epiroti (not verified) on

Se shqiptaret jane me te zgjuarit e Botes dhe shqiptarizmi i le njerezit pa rroba ne trup, ashtu qysh i ka bere nena.

Submitted by Anonim (not verified) on

.... kurse greket me greqizmin e tyre kane shkelqyer neper buzuqe, dhe se fundi kane mbetur pa breke ne bithe....

Submitted by Stefan (not verified) on

E pse e ngarkon Kreshnikun e 0.2 % te Shqiperise me  te njejten pergjegjesi me ate te presidentit qe mikloi futbollistet per "mbrojtjen e flamurit kombetar" apo opozites qe rekomandon mos shkuarjen e kryeministrit ne Beograd apo eksponeteve te PS qe lavderojne "djemte  tane te 11-etshes"?  Zbuluar del klasa politike shqiptare (ajo qe perfaqeson 95% te popullit)  dhe jo  ballkani sic thuhet ketu. Politika shqiptare inkurajoi nacionalizmin e Shqiperise se madhe. Ky inkurajim ka lidhje direkte me nje demostrimim force te nje autokolone lazaratasish dhe vandalizmat e tyre ne Dervican direkt pas 42 minutave ndeshje, kjo eshte me se e qarte: erdhi menjehere pas "heroizmave" te lojtareve tane ne Beograd. Nuk eshte Europa qe imponon kete sjellje te politikes, eshte politika shqiptare qe e demonstron ne cdo rast. Permendet reagimi i ministrise se jashtme greke dhe mitropolitit ndaj vandalizmave (autori e quan kete presion !), por qendrim ndaj vandalizmave ne Dervican nuk mbahet nga autori i ketij miniartikulli.  Nuk ka ekuivalence midis faktorit politik europian dhe atij shqiptar sic po paraqitet ketu per te minimizuar mesazhet negative te politikes shqiptare.

Submitted by Anonim (not verified) on

Or, Stefan po sa here duhet me te thene ty qe asaj qe thua ti i vjen era pordhe e keqe. Megjitathate vill sa te mundesh se nuk eshte as hera e pare dhe as e fundit qe greket shqipfoles bejne sikur jane shqiptare te kulturuar.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po ketij mesazhi cfare ere i vjen! Ne radhe te pare edukata e te shprehurit pastaj kategorizimet...! Dhe kete jo vetem per kete mszh por per te gjithe ata (te cilet jane mjaft)  qe prishin kualitetin e mesazheve qe duan te japin vetem me menyren si shprehen!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.