A. Duka: Shaqiri, Behrami, etj., kanë të drejtë të luajnë me Zvicrën, por nuk kanë të drejtë pas kësaj të na shiten si atdhetarë

Në programin Jamais Vu të M. Nanos, Armando Duka ka folur për ngjarjen në stadiumin e Beogradit, por edhe për probleme të tjera që lidhen ne futbollin shqiptar. Në marrëdhënien mes Gianni de Biasi-it dhe kombëtares sonë ai “pa” si të privilegjuar të parin. “Ne kemi lidhur një kontratë me De Biasi-n, dhe kjo kontratë është më shumë fati i tij, se sa fati i futbollit shqiptar”, por po aty nuk mungoi të shprehte vlerësimet për atë që italiani po bën nga stoli i kombëtares. Më tej, teksa ishte duke folur për shqiptarët që luajnë për kombe të tjera, ai tha se “nuk bie dakord me një lojë të dyfishtë e hipokrite që këta lojtarë bëjnë; nga njëra anë kanë bërë zgjedhjen e tyre, që duhet respektuar, nga ana tjetër duan të shfaqen edhe si shqiptaro-mëdhenj”, tha ai saktësisht. Në këtë diskutim e sipër, ai bëri një “diversion” brenda familjes Xhaka. “Xhaka ynë është futbollist më i mirë se sa Xhaka i Zvicrës”, ia bëri ai.
Lidhur me vendimin që pritet nga strukturat e UEFA-s pas ndeshjes në Beograd, ai, pa e shprehur, la të nënkuptohej frikën se mund të penalizohet edhe kombëtarja shqiptare. “Por ne nuk memritojmë që të penalizohemi; nuk kemi asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi”, u shpreh ai.
Re.Pu.
Comments
Ky e ka bërë FSHF si biznes
Ky e ka bërë FSHF si biznes familjar, 4 mandate - (vazhdon) ... autokrat-burokrat me një mënyrë të foluri shpërfillëse ndaj tjetrit..
Historia moderne na ka mësuar
Historia moderne na ka mësuar se një lider mbas 2 mandatesh konsumohet dhe ai/ajo nuk ka ç'farë jep më dhe më tej ia lëshon vendin një tjetri/tjetre që vjen me frymë e ide të reja.. z. Duka nëse kombëtarja jonë dënohet unë do jem një nga të parët që do mbledh njerëz për të kërkuar dorëhqejen tuaj!!
Historia moderne na ka mësuar
Historia moderne na ka mësuar se një lider mbas 2 mandatesh konsumohet dhe ai/ajo nuk ka ç'farë jep më dhe më tej dhe ia lëshon vendin një tjetri/tjetre që vjen me frymë e ide të reja.. z. Duka nëse kombëtarja jonë dënohet unë do jem një nga të parët që do mbledh njerëz për të kërkuar dorëhqejen tuaj!!
Ti je legen e kaluar

Ti je legen e kaluar legenit.Zoterinjte ne fjale na nderojne edhe atje ku jane.Xhaka i Zvicres ka vllain ne Kombtaren Shqiptare.Duke fyer lojtarin Xhaka te Zvicres,automatikisht ke fyer edhe lojtarin Xhaka te Kombtares tone.Pervecse mafjoz dhe i korruptuar deri ne palce,je edhe debil,budalla dhe megalloman.

Je me serb se serbet o Duke.

Je me serb se serbet o Duke. Pse nuk merresh me dhunen e Serbeve por quan djemte tane anti-shqiptare?

E c'te duhet ty se sa

E c'te duhet ty se sa atdhetare jane ata? Ty te kane dhene peshoren te masesh atdhetarizmin e tyre?

Une pajtohem plotesisht me

Une pajtohem plotesisht me Artur Duken: eshte e panevojshme (ta themi bute) qe te masim atdhetarine e lojtareve tane qe na perfaqesojne me se miri atje ku jane. Ne nuk duhet te perzihemi ne vendimet qe ata marrin atje ku jane, dhe nuk eshte mire t'ua "thjeshtesojme" perzgjedhjen ketu nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, apo vendet tjera te origjines.

Ata kane te drejte te perzgjedhin te luajne per ato kombetare, dhe te ndjehen po aq patriot' sa edhe ne kende! Presioni qe u vjen nga kendej eshte i tepert, posacerisht kur vet federatat tona te futbollit nuk jane dhe aq korekte dhe "me duar te pasterta" ne raport me keto futbollist'.

Add new comment