Ligji për gradat në ushtri, a po zeron ministrja Kodheli kontributin e paqeruajtësve shqiptarë jashtë vendit?

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli akuzohet se po u heq të drejtën ushtarakëve që kanë shërbyer me misione jashtë vendit të përfitojnë nga pikëzimi plus që u jep pjesemarrja në operacione paqeruajtëse.
Televizioni Klan ngre shqetësimin se në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve të Karrieres” të firmosur nga ministrja Mimi Kodheli janë hequr dy pika që lidhen me gradimin e ushtarakëve që kanë marrë pjesë në misione të rrezikshme ndërkombëtare.
Shqetësimi lidhet me faktin se nëse gjer më sot të gjithë ata ushtarakë të cilët kishin marrë pjesë në misionet paqeruajtëse jashtë vendit, kur vinte puna për t’u graduar u merrej në konsideratë edhe misioni jashtë vendit, me ndryshimet që po i bëhen ligjit kjo kategori do të jetë e barabartë me ata ushtarakë të cilët nuk e kanë kaluar asnjëherë kufirin shqiptar dhe rrjedhimisht nuk e kanë përjetuar rrezikun potencial në vende me rrezikshmëri të lartë si Afganistani apo Iraku.
Ky ndryshim që pretendohet se do të zerojë kontributin e paqeruajtëse shqiptare jashtë vendit thuhet së është bërë me kërkesë të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndërsa nënvizohet se viktima të këtij urdhëri do të jenë jo vetëm ushtrakatët që përmbushin kriteret ligjore për gradim, por edhe ata të cilët konkurojnë në fushën e arsimimit të metejshem ushtarak dhe do të jenë kandidatë për misione paqeruajtëse jashtë vendit.
l.m
Add new comment