Dennis Abbott: Brohoritjet e serbëve gjatë ndeshjes ishin të papranueshme

Postuar në 17 Tetor, 2014 05:59

Brohoritjet e serbëve ishin të papranueshme. Dennis Abbott, zëdhënës i KE për Kulturën dhe Arsimin, ka reaguar në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke u shprehur se brohoritjet që bëheshin përgjatë lojës nga tifozët serb ishin të papranueshme. Qëdrimi i Abbott është dukshëm i ndryshëm nga ai që mbajti dy ditë më parë zëdhënësja e baroneshës, Catherine Ashton, Maja Koçijançiç “UEFA po bën një hetim për çfarë ndodhi dhe po, të gjithë i dëgjuan brohoritjet që bëheshin përgjatë lojës, të cilat ishin tërësisht të papranueshme. Kushdo pa ekranin atë natë, vërejti se kjo nuk ishte e lavdishme për askënd. I takon politikanëve ta zgjidhin se kush duhet të kërkojë falje ndaj kujt dhe kush e nisi i pari. Por, më e rëndësishme është se kjo nuk duhet të gjejë vend në futboll dhe as në çfarëdolloj sporti tjetër. Komisioni do të punojë ngushtë me UEFA-n, në një periudhë afatgjatë, për mënyrën se si duhen trajtuar të tilla situata, sepse sporti i futbollit qartësisht përballet me të tilla sfida në kuptim të dhunës e diskriminimit dhe kjo nuk arrihet me një mrekulli, por kërkon edukimin e njerëzve, edukimin e tifozëve të futbollit. Ky është një proces i gjatë që përfshin jo vetëm një politikan apo institucion të veçantë, por përfshin të gjitha palët që duhet të punojnë së bashku për edukimin me UEFA-n dhe FIFA-n në sport. Kjo nuk ka të bëjë me çfarë tha njëri apo tjetri dhe se kush duhet të kërkojë falje. UEFA po bën punën e vet dhe Komisioni e mbështet atë”, ka thënë Abbott.

 

L.V

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.