Deputeti grek i Demokracisë së Re: "Diçka nuk po shkon mirë në politikën shqiptare, duhet të jemi në krah të grekëve të Vorio Epirit"

Postuar në 16 Tetor, 2014 11:21

Dy deputetë të parlamentit grek, anëtarë të përhershëm të Komisionit kuvendor për Diasporën janë shprehur të shqetësuar për rastet në rritje sipas tyre të sulmeve nacionaliste ndaj minoritetit grek në Shqipëri.

Gazeta “To Vima” shkruan se deputeti konservator Maksimos Harakopulos iu referua disa incidenteve në fshatin Dervician mbrëmjen e së martës në kohën që po luhej ndeshja Serbi-Shqipëri.

“Të gjitha tregojnë se diçka nuk po shkon mirë në politikën shqiptare, pasi këto sjellje në kanë të bëjnë me një vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian”, citohet të ketë thënë deputeti grek.

“Përgjegjësi e jona është të qëndrojmë në krah të grekëve të Vorio Epirit dhe t’i mbështesim me çdo mjet në luftën e tyre për respektimin e të drejtave të minoritetit dhe në vazhdimësinë në rritje të prezencës së tyre historike në tokat e të parëve”, thuhet më tej në deklaratën e tij.

Edhe deputetja e Syrizas, Nadia Valavani u shpreh e pakënaqur me qëndrimin e Tiranës zyrtare për agresionin sipas saj që grupe ekstremistësh shqiptarë i bënë banorëve grekë të Dervicianit.

 Ajo shtoi se incidenti i së martës nuk është një rast i veçuar, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të shtojë përpjekjet për çtensionimin e situatave të tilla që mund të çojnë në dëmtimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe destabilizimin e rajonit.

 

http://ëëë.tovima.gr/politics/article/?aid=641798&ëordsinarticle=%CE%91%CE%BB%CE%B2%CE%B1%CE%BD%CE%AF%CE%B1

l.m

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Ketyre kokethumbave u duhen bere keto pyetje:</p><p>C&#39;qendrim do te mbante UEFA dhe BE nqs ne nje stadium ne Gjermani, ne nje ndeshje mes kombetares gjermane dhe asaj izraelite, tifozet gjermane do te therresinin ne kor: &quot;Vdekje cifuteve!&quot; dhe pastaj te ndodhte ajo qe ndodhi ne Beograd ?!!</p><p>C&#39;qendrim do te mbante UEFA dhe BE nqs ndonje vend evropian do te nxirrte normativen qe psh myslimanet nuk mund te jene tifoze ne stadium sepse jane rrezik potencial ose se jeta e tyre nuk garantohet?!!!</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.