Eurozona e pasigurt, kthehet sërish kriza në ekonomi

Evropa është ende në krizë. Recensioni nuk ka kaluar. Në një analizë të botuar në “Deutsche Welle” thuhet se të dhënat ekonomike janë të dobëta, çmime në rënie të aksioneve, rritje e papunësisë. Pa kundërmasat, ekzistenca e eurozonës mund të jetë në rrezik. Shumë ekonomistë janë të mendimit se rreziku i krizës ekonomike në Europë nuk është tejkaluar ende. "Tani kemi një formë tjetër të krizës", thotë për DW analisti Robert Halver nga Baader Bank. Pas borxheve shtetërore në qendër të diskutimit të krizës tani është euro-koninuktura. Në shumë vende të Eurozonës nuk u bënë reforma për përmirësimin e situatës. "Vetëm reformat mund të afrojnë investimet në këto vende në mënyrë që të stabilizohet punësimi", thotë Halver. Ai i frikësohet një rikthimi tek nxitja e ekonomisë me borxhe‘. Sipas tij kjo është shumë e rrezikshme. Sinjale alarmuese vijnë edhe nga Italia. Hans-Werner Sinn, President i Institutit Ifo për kërkime në ekonomi me bazë në Mynih i trembet dobësimit të gjatë ekonomik të Europës. "Kriza nuk ka kaluar ende." Sipas institutit Ifo nga Italia pati një largim të madh kapitali. Vetëm në muajt gusht dhe shtator janë zhvendosur 67 miliard Euro nga Italia. "Ky është një sinjal alarmant dhe tregon se tregjet e kapitalit nuk janë stabilizuar ende", thotë Sinn.
L.V
http://www.dw.de/kthehet-s%C3%ABrish-kriza-n%C3%AB-eurozon%C3%AB/a-18000533
Add new comment