Dekonspiroi operacionin “Fundi i Marrëzisë” për lojtarët e fatit, në pranga shefi i komisariatit të Divjakës

Postuar në 16 Tetor, 2014 12:53

Shefi i komisiaritit të Divjakës, Gjergj Çela është vënë në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm  me akuzën se ka dekonspiruar aksionin e policisë për lojrat e fatit “Fund Marrëzisë”

 

Policia thotë se arrestimi Çelajt u bë sepse në kohë të ndryshme përgjatë vitit 2014, ka favorizuar persona që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në zonën e Divjakës.

 

Në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme monetare, nga pronarët e disa pikave të basteve që ushtronin aktivitet të paligjshëm, dyshohet se Gjergji Çelaj dekonspironte operacionet e Policisë së Shtetit, për goditjen e këtij aktiviteti të paligjshëm.

 

 

Çelaj akuzohet për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv dhe nxjerrjes së sekretit policor.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.