Nishani gjatë mbledhjes në KLD: Hetimi i dy anëtarëve, intimidim nga ana e mazhorancës

Në mbledhjen e KLD, presidenti Nishani ka përdorur shprehjen “intimidim nga ana e mazhorancës”. Në mbledhjen që po zhvillohet me dyer të mbyllura, mësohet se kreu i Shtetit, Bujar Nishani në cilësinë e kreut të KLD-së, e cilësoi komisionin hetimor parlamentar për shkarkimin e dy anëtarëve të këtij këshilli, intimidim nga ana e mazhorancës. Agjensia “Balkanweb” bën të ditur se të njëjtat burime nga Këshilli bëjnë të ditur se disa nga anëtarët i kanë kujtuar Kreut të Shtetit shkarkimin e ish-zv. Kryetarit Kreshnik Spahiu me të njëjtën mënyrë. Mbledhja e KLD pritet të vendosë mbi programin e emërimit të drejtuesve të disa gjykatave si dhe shpalljen e vendeve vakante për inspektorë pranë Inspektoriatit të KLD. Në mbledhje pritet tq diskutohet për emërimin e kryetarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Pukë, Vlorë, Kurbin, Shkodër e Durrës.
L.V
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/mblidhet-kld-nishani-hetimi-i-dy-ane...
Add new comment