Me golin e Kushtës para syve dhe me shpresën për fitore në Beograd...

Postuar në 14 Tetor, 2014 13:33

Për disa minuta pritet të fillojë në Beograd ndeshja mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Shqipërisë. Është përballja e parë pas shumë kohësh dhe siç të gjithë e kanë ndjekur tensionet janë të larta. Aq sa pala serbe ngjan se ka kaluar në gjendje alarmi Beogradin. Gjithesesi, prej gjithçkaje, është rezultati ai që do të shënohet në memorie dhe në çdo rast fitorja do të mbushte me gëzim të gjithë. Me shpresën te fitorja, kujtesa jonë shkon në 1987-ën, kur Flamurtari i Vlorës eliminonte Partizanin e Beogradit. Por mbi të gjitha është skalitur goli i paharrueshëm i Sokol Kushtës që paralizoi shpresat e Partizanit dhe i dha një buzqeshje fisnike të gjithë shqiptarëve.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.