Komenti i “Deutsche Welle”: Turqia ndërmjet pritjes dhe frikës

Në një koment të tij Baha Güngör shkruan se në luftën kundër terroristëve të IS në veri të Sirisë Turqia ndodhet nën breshërinë e kritikës ndërkombëtare. “Vendi anëtar i NATO-s ndodhet në mes frikërave e pritshmërive dhe vepron i pavendosur”, mendon Baha Güngor. E botuar nga “Deutsche Welle” komenti thotë se tanket turke janë rreshtuar përgjatë kufirit me Sirinë dhe ndjekin nga një distancë e sigurt luftimet në territorin e vendit fqinj. Që nga sulmi i madh i terroristëve të "Shtetit Islamik" (IS) ndaj qendrës së e kurdëve Kobane, nga Turqia pritet që të marshojë përtej kufirit e t'i japë fund e vetme tollovisë së luftës. Për pasojat e ndërhyrjes në një vend fqinj nuk mendohet me thellësi. Më pas në koment të tij Baha Güngör pyet: A do të prezantohet Turqia si fuqi pushtuese në Siri? Çfarë pasojash do të ketë një kundërofensivë e milicëve terroristë, apo madje edhe e diktatorit sirian Baschar al-Assad në mbrojtje të territorit të vet? A nuk do të përpiqen mbështetësit e Sirisë, Rusia dhe Irani, që ta ndihmojnë Asadin? Kush do të përgjigjet për pasojat, sikur në rajon njëri vend pas tjetrit, duke përfshirë edhe Izraelin, do të jetë i rrethuar nga flakët e një lufte disa frontëshe?
Baha Güngör në komentin e botuar nga “Deutsche Welle” thotë se presidentit të shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, vështirë se mund të kundërshtohet, kur ai refuzon të marrë pjesë i vetëm dhe kërkon një ndërhyrje të përbashkët të Alenacës kundër terrorit nën udhëheqjen e SHBA. Por Erdogan pas kësaj kërkese fsheh edhe synimin e tij, që përveç IS të rrëzojë edhe despotin sirian Asad. Heqja dorë e Erdoganit nga kjo kërkesë është e përjashtuar, sepse ai ka shkuar shumë larg në armiqësinë kundër ish mikut të tij të mëparshëm Asad.
L.V
http://www.dw.de/koment-turqia-nd%C3%ABrmjet-pritjes-dhe-frik%C3%ABs/a-17994931
Add new comment