Asnjë gol nuk provokon sa flamuri. Tërbim dhe propagandë nga serbët. Vëllai i Edi Ramës akuzohet si drejtues i “avionit" të Ismail Qemalit mbi Beograd

Postuar në 14 Tetor, 2014 16:21

Situata e krijuar sot me ndeshjen Serbi-Shqipëri, e ndërprerë për shkak të dhunës në stadium nga tifozët serbë, me siguri që do të sjellë implikime politike. Dhe mendimi i parë që vjen është se sa do të ndikojë kjo në vizitën e kryeministrit shqiptar në Serbi, më datën 22. Ky i fundit ka reaguar në “Twitter” me një status ku thotë: “Krenar për Kuqezinjtë që për sa pati futboll fituan me lojë e me raste. Keqardhje për fqinjët që lanë nam botërisht me shfaqjen e shëmtuar”. Dhe shëmtimi me këtë rast po i afrohet absurdit. Kështu “Blic” përcjell një video ku një anëtar i Partisë Radikale, Igor Mikiç Zharkova, shan rëndë kryeministrin serb, Vuçiç. Absurdi shkon më tej pasi ka raportime nga mediat serbe se mjeti fluturues që i bëri një shëtitje të vogël mbi Beograd Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, është hedhur nga vëllai i Edi Ramës, i cili madje sipas tyre edhe është arrestuar. (foto ilustruese është marrë nga profili i Ramës në "Twitter" ku flitet për arrestimin e të vëllait)

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.