Reagon De Biasi: “Ndeshja u administrua shumë keq. Gjest i shëmtuar nga serbët”

Postuar në 14 Tetor, 2014 19:26

Trajneri Giani de Biasi ka reaguar për ndeshjen e djeshme mes Serbisë dhe Shqipërisë duke e cilësuar dhunën si një “gjest të keq nga ana e serbëve”. Sipas tij një vërejtje shkon edhe për administrimin e ndeshjes: “Ndeshja ishte e administruar shumë keq”, ka shtuar ai. Tani mbetet vetëm vendimi i UEFA-s, por pamjet filmike që janë përcjellë transmetojnë një fakt të pakundërshtueshëm dhe që normalisht është penalizues: futjen e tifozëve në fushë dhe goditjen e lojtarëve. Nga ana tjetër bie në sy qëndrimi i mediave serbe, përfshirë ato serioze si “B92”, ose edhe televizioni “RTS”, që  konsiderojnë se situata ka si shkak thelbësor flamurin që bujti në stadium nga ajri. Mirëpo vetë pala serbe nuk ka pranuar zyrtarisht tifozë shqiptarë dhe është disi e vështirë që kjo të përdoret si argument për ndeshjen. “B92” shkonte më tej me historinë e vëllait të kryeministrit, duke përmendur CV-në e tij, aktivitetin e tij me fondacionin “Sorros” dhe elementë të tjerë profesionalë, duke hamendësuar një plan të parapërgatitur. Çfarë mund të kuptohet fare qartë, është se edhe pse flamuri që erdhi nga ajri, përbën provokim për tifozët, kjo nuk përligj dhunën e ushtruar, që në pamje duket mirë se aplikohet edhe nga punonjës të sigurisë ndaj futbollistëve shqiptarë. Gjithçka tashmë kalon në planin politik dhe peshon mbi vizitën e kryeministrit. Ndërkohë Ministria e Brendshme ka kërkuar nga pala serbe të marrë masa për sigurinë e jetës së lojtarëve dhe qytetarëve shqiptarë në stadium.

http://koha.net/?id=6&l=29382

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.