Ahmetaj për “Zërin e Amerikës”: Paketa fiskale synon balancimin e taksave

Postuar në 12 Tetor, 2014 14:14

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaron se qëndrimi i qeverisë shqiptare në bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, është i vendosur për të vazhduar konsolidimin fiskal. Zoti Ahmetaj,  që ndodhet në Uashington për takimet e vjeshtës së FMN-së dhe Bankës Botërore, tha se diskutimet nuk bëjnë fjalë për paketë rritjesh taksash, por për balancim të tyre. 

Në një intervistë me “Zërin e Amerikës”, Ahmetaj deklaroi se paketa fiskale e vitit 2014, ku pati dhe ulje dhe rritje taksash tani po  balancohet me dy-tre lëvizje të tjera. Ministri i Ekonomisë tha se nuk do të ketë rritje taksash për rrogat por e pranoi se do të preket dividenti,  të ardhurat personale, si për shembull nga qeratë.

Intervista e plotë: http://www.zeriamerikes.com/content/interviste-me-ministrin-ahmetaj-/2481395.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.