A presin ndryshime boshnjakët?

Postuar në 12 Tetor, 2014 08:39

Boshnjakët zgjedhin sot anëtarët e presidencës trepalëshe, Parlamentin kombëtar dhe liderët e dy entiteteve. Në Republikën Srpska, votat shkojnë për presidentin dhe parlamentin, ndërsa në Federatën Myslimano-Kroate, votuesit zgjedhin ligjvënësit për parlamentin e tyre rajonal dhe për parlamentet e dhjetë kantoneve të vetadministruara. Janë mbi 8,000 kandidatë nga 65 parti, 24 koalicione dhe lista të pavarura, që do të mbushin mbi 500 poste. 

Ky sistem i komplikuar qeverisës është rezultat i Marrëveshjes për Paqe të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnjë, më 1995.

Radio “Evropa e Lirë” raporton se tensionet para zgjedhjeve, midis grupeve kryesore etnike, kanë qenë të larta. “Nacionalistët serbë kanë bërë thirrje edhe për ndarje. Këtë vit, vendi ka kaluar po ashtu në protesta të dhunshme, të shkaktuara nga korrupsioni dhe varfëria, si dhe në përmbytje katastrofike, që kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur dhe mijëra pa strehë” shkruan “REL”.

Për më shumë: http://www.evropaelire.org/content/article/26633312.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.