Njohësit e çështjeve politike presion presidentes Jahjaga: Nëse nuk sjell ndonjë rezultat për zgjidhjen e ngërçit, të tërhiqet

Postuar në 12 Tetor, 2014 01:47

Njohësi i çështjeve kushtetuese në Kosovë, Riza Smaka, thotë se edhe presidentja Atifete Jahjaga duhet ta ketë një limit kohor të bisedimeve me partitë politike, për të zgjidhur ngërçin politik. Sipas tij, nëse brenda kësaj jave presidentja nuk arrin të sjellë rezultat, atëherë ajo duhet të heqë dorë nga ndërmjetësimet. Gazetën Tribuna shkruan se tanimë janë bërë më shumë se tri javë që kur presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka filluar përpjekjet e saj për dalje nga kriza politike në të cilën është futur vendi, që nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ajo ka mbajtur më shumë se pesë takime me liderët e partive politike pjesëmarrëse në Kuvend, me qëllim të lehtësimit të dialogut mes Bllokut LVAN dhe PDK-së për arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve të reja. Por deri më tani pa ndonjë rezultat. Sipas gazetës “Tribuna” njohësit e çështjeve politike dhe juridike, vlerësojnë se presidentja duhet të pranojë se e ka të pamundur t’i bindë liderët e partive për arritjen e një marrëveshjeje.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.