Franca mbyll derën për azilkërkuesit shqiptarë. E rendit Shqipërinë në vendet e sigurta të origjinës

Postuar në 12 Tetor, 2014 05:00

Shqipëria është vlerësuar së fundmi nga Këshilli Shtetëror i Francës si një vend i sigurt i origjinës, pas vendimit të miratuar nga zyra për refugjatët në këtë vend. Një vend konsiderohet i sigurt nëse sigurohen parimet e lirisë, demokracisë, sundimit tw ligjit dhe të të drejtave e lirive themelore tw njeriut. Kjo do të thotë se autoritetet franceze nuk do të tolerojnë më kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë që ankohen pwr mungesën e demokracisë dhe mosrespektimin e të drejtave të njeriut.

 

Autoritetet franceze dhe ato gjermane nuk e kanë fshehur shqetësimin për numrin e lartë të azilkërkuesve nga Shqipëria, madje këtë shqetësim ia kanë përcjellë edhe ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri në vizitën që patën në muajin korrik në Tiranë.

 

Statistikat më të fundit tregojnë se numri i azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian në 6-mujorin e parë të 2014 është dyfishuar në raport më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas shifrave të publikuara nga EuroStat, janë 8305 shtetas shqiptarë që gjatë intervalit janar-qershor tw ketij viti kanë aplikuar për një formë apo një tjetër qëndrimi në një nga 28 shtetet e Unionit.

 

Serbia vijon të kryesojë listën e azilkërkuesve nga Ballkani. Madje, shqiptarët vetëm për periudhën prill-qershor 2014 , ose 3-mujorin e dytë i vitit në vijim, renditen në vendin e 4-tët, pas sirianëve, afganëve dhe pakistanezëve si përfituesit më të mëdhenj të të drejtës për azil.

 

l.m

 

http://ëëë.conseil-etat.fr/Actualites/Communiques/Liste-des-pays-d-origine-surs-de-l-OFPRA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.