Vrojtimi i BSH: 29 % e familjeve shqiptare në borxhe

Të paktën 29 % e familjeve shqiptare janë në borxhe. Kjo e dhënë del nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë, e cila ka konstatuar se rreth 60 për qind e borxheve janë informale, pra jo nëpër banka apo institucione të tjera financiare.
Revista “Monitor”(versioni online), duke analizuar të dhënat e vrojtimit, raporton se numri i personave që marrin të ardhura në një familje është reduktuar me 4 %. Ky vrojtim është kryer në një kampion përfaqësues prej 2010 familjesh të shpërndara në 16 rrethe të ndryshme të vendit, ku janë përgjigjur rreth 90% e familjeve të intervistuara.
Për më shumë: http://www.monitor.al/bsh-29-e-familjeve-shqiptare-ne-borxhe/
n.k
Add new comment