Raportime të ndryshme për vizitën e një delegacioni të Kongresit amerikan në Tiranë

Postuar në 09 Tetor, 2014 11:37

“ATSH” raporton se një delegacion i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA do të vizitojë këtë të shtunë Shqipërinë dhe se me këtë rast do të zhvillojë takime me zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe me përfaqësue të komuniteteve fetare. Anëtarë të delegacionit do të jenë Gus Bilirakis i Floridas, përfaqësuesi Jack Kingston i Xhorxhias dhe përfaqësuesi i Nju Jorkut, Gregory Meeks. Më poshtë një sqarim disi i errët  i “ATSH-së” për qëllimet e vizitës: “Delegacioni do të diskutojë çështje me interes për banorët e zonave zgjedhëse të tyre në Shtetet e Bashkuara ; do të riafirmojë miqësinë e fortë Shqipëri-SHBA; si dhe do të shqyrtojë mënyra për të përforcuar marrëdhënien tonë dypalëshe në të ardhmen”(http://www.ata.gov.al/anetare-te-dhomes-se-perfaqesuesve-te-shba-vizitoj...). Asgjë nuk mund të kuptohet nga kjo fjali, por mediat e kanë paralajmëruar këtë vizitë. Madje “Tema:” fliste se kjo vizitë është e sponsorizuar nga lobi grek në SHBA. (http://www.gazetatema.net/web/2014/10/08/lobi-grek-i-shba-leviz-kongresin-amerikan-per-ndarjen-teritoriale-ne-himare/). Duhet shtuar se shqetësim është Himara në këtë kuadër, pasi. Birilakis është njohës i problematikës në fjalë. Ndërkohë vetëm sot, pra dy ditë para vizitës, PBDNJ, lexoi publikisht progres-raportin e BE-së për Shqipërinë, duke theksuar mungesën e një ligji për minoritetet(http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.php?IDNotizia=215617&IDCa...).

s.z

Comments

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Keto lloj fluksesh, ta merr mendja qe jane fragmente te lirise se shoqerise e politikes amerikane,

dhe nuk jane aq lehte te neglizhueshem. Mero Baze ka pervoje ne keto pune!

Ajo qe duhet rikujtuar, dhe permendur eshte praktika e mesviteve '90.

Marrezite e Berishes ishin te qarta, por ato u shfaqen te patolerueshme prej faktoreve qe ishin te interesuar.

Ka gjasa qe ndonje "lehtesi e paperballueshme" e Edi Rames ne marrjen e ndonje vendimi te para do koheve,

te shfrytezohet prej te interesuarve per ta pare e lene Shqiperine si deri tani: inferiore ne Ballkan.

Ka vetem nje zgjidhje shqiptare: Opozita te mos e shfrytezoj kete moment per perfitime partiake,

por perkundrazi, ta mbeshtes Poziten nese e gjykon se pasojat do jene kombetare/shteterore.

Dhe Pozita ta kerkoj kete mbeshtetje, nuk eshte e thene publikisht, pa seder te lenduar,

pa llogaritur, asnjera pale, koston apo perftesen politike...

Ne fund te fundit, ka nje forme lufte popullore ne paqe: referendumet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.