Ambasadori britanik, Cliff, thotë se zgjedhjet nuk janë në interes të Kosovës

Postuar në 11 Tetor, 2014 10:32

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, bënë thirrje që të vazhdohet dialogu,e veçanërisht përpjekja e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Për diplomatin Britanik zgjedhjet e reja nuk i duken ide e mirë. Madje ai thotë se nuk janë në pozitën që Presidentja t’i thërret ato. Sipas tij, Kuvendi nuk mund ta zgjedhë këtë çështje derisa nuk konstituohet. Thotë se plotë vende janë ballafaquar me këtë situatë, por sipas tij, me dialog zgjidhet gjithçka. Në një shkrim të “Tribuna” thuhet se, Cliff mendon që është shumë e mundur që të gjendet një zgjidhje. “Besoj se ende është e mundur për t’u gjetur një zgjidhje, por ne, komuniteti ndërkombëtarë nuk do të zgjedh se kush do të jetë kryeministër i Kosovës, kjo i mbetet liderëve, politikanëve që janë pjesë e zgjedhur e parlamentit nga njerëzit e Kosovës...Ky është një vend i pavarur dhe ata duhet të punojnë për të gjetur zgjidhjen. Shumë vende janë ballafaquar më një situatë të tillë, dhe kanë gjetur zgjidhjen përmes dialogut”, shtoi “Tribuna” diplomatin Cliff.

 

L.V

 

http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=85503

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.