Itali/ Xhenova, përmbytje masive nga reshjet, një person humbi jetën

Postuar në 10 Tetor, 2014 04:31

Mediat italiane flasin për përmbytje katastrofike që kanë përfshirë disa rajone të veriut të Italisë. Alarmante, situata ka qenë gjatë natës në Xhenova, ku një person humbi jetën. Bëhet fjalë për një 57 vjeçar, kufoma e të cilit u gjet në një rrugë të bllokuar nga rëshqitjet e tokës dhe baltës si pasojë e reshjeve të dendura. Agjensia ANSA shkruan “Koha e keqe në Xhenova. Përplot lumenj, një i vdekur. Ndërkohë  që sipas ANSA-s specialistët thonë se "Nuk kishte asnjë paralajmërim". Pjesë të tjera periferike të qytetit u mbuluan nga ujërat e furishëm, që mbuluan edhe automjete. Reshjet e dendura shkaktuan edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Situata emergjente detyroi autoritetet të urdhërojnë mbylljen e shkollave dhe disa institucioneve publike të qytetit.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.