Raporti i FMN i përgatitur nga Padoan: Ekonomia shqiptare po shërohet

Postuar në 10 Tetor, 2014 10:01

Një raport i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i përgatitur nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë italiane, Pier Carlo Padoan i cili është përgjegjës për Shqipërinë, Greqinë, Maltën, Portugalinë, San Marinon dhe Italinë, del në përfundimin se “ekonomia shqiptare po shërohet”.

Rritja ekonomike në Shqipëri gjatë gjysmës së parë e 2014, sipas raportit, ka ardhur si rezultat i rritjes së vazhdueshme të eksportit dhe të kërkesës të fortë sektorit privat. Përsa i përket sistemit financiar, Padoan shkruan në raportin e tij se ai mbetet i mirëkapitalizuar dhe në gjendje për të përballuar presionet që mund të vijnë nga tregu i jashtëm apo ai i brendshëm.  Por pavarësisht kësaj, evidentohet se ekonomia shqiptare po operon nën potencialin e saj.

Raporti i plotë në anglisht: http://www.imf.org/External/AM/2014/imfc/statement/eng/ita.pdf

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.