Shkrihet Task-Forca për kërkimin dhe identifikimin e personave të ekzekutuar gjatë regjimit komunist

Postuar në 10 Tetor, 2014 11:47

Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar në mbledhjen e datës 1 tetor vendimin për krijimin e Task-Forcës së krijuar në vitin 2010, e cila do të kërkonte, gjente dhe identifikonte personat e ekzekutuar gjatë viteve të regjimit komunist.  Kjo është bërë duke shfuqizuar në të vërtetë vendimin e 24 shkurtit 2010, që ngrinte këtë Task-Forcë. Propozimi është bërë nga ministri i Brendshëm . në krye të Task-Forcës ka qenë zv. Ministri i Brendshëm dhe krahas tij si anëtarë, drejtori i Arkivave, drejtori i Arkivës së SHISH, ai Arkivës së Ministrisë së Brendshme, i Arkivës së Ministrisë së Mbrojtjes etj..

 s. z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.