Raporti i BSh-së: Jemi të parët në rajon për kreditë e këqija që arrijnë nivelin 24%. Shtohet rreziku për stabilitetin financiar

Postuar në 08 Tetor, 2014 08:41

Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të kredive të këqija në rajon. Banka e Shqipërisë në raportin për stabilitetin financiar të 6-mujorit përmend se stoku i kredive me probleme është në nivelin 24 %.

Po ashtu shihet edhe një rritje  vazhdueshme e kredive të humbura që nuk kanë asnjë shpresë rikuperimi. Treguesi i cilësisë së portofolit të  kredive është përkeqësuar ndjeshëm për bankat e vogla me rreth 5 pikë përqindje.

Raporti konstaton se sistemi bankar në këtë periudhë po përballet me një mjedis jo të favorshëm ekonomik. Rreziqet lidhen me ngarkesën e borxheve të individëve dhe familjeve por edhe me financimin dhe rifinancimin e qeverisë nga sektori bankar.

Shqetësimin për nivelin e lartë të kredive të këqija e ka ngritur edhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC)  pak ditë më parë, ndërsa ekspertë të ekonomisë i këshillojnë qeverinë që të vlerësojë me seriozitet këtë çështje duke negociuar me institucionet kredidhënëse për t’i hapur rrugë ristrukturimit të kredive me probleme.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.