Greqia pret rritje të ekonomisë. FMN parashikon ritme zhvillimi 2,9% në 2015

Postuar në 08 Tetor, 2014 07:21

Zhvillim të ekonomisë greke për vitin 2015 dhe ulje të papunësisë parashikon Fondi Monetar ndërkombëtar (FMN) në raportin për situatën e ekonomisë botërore (World Economic Outlook). Kështu thuhet në një njoftim të shpërndarë nga ambasada greke në Tiranë. Sipas raportit, ekonomia greke pritet të ketë në 2015-n një rritje ekonomike në nivelin 2,9%, kundrejt një rritjeje 0,6% për vitin në vazhdim. Inflacioni pritet të arrijë në 0,3%, kundrejt një deflacioni -0,8% në 2014. Bilanci i shkëmbimeve korrente pritet të mbetet suficitar, me suficitin të ulet në 0,1% të GDP nga 0,7% që është në 2014. Gjithashtu, FMN evidenton vlerësime pozitive për papunësinë në Greqi, duke argumentuar se do të ulet në 25,8% në 2014 dhe do të ulet më tej, në 23,8%, në 2015. Në referimin për Greqinë, por edhe me gjerë për Eurozonën, evidentohen “dobësi” dhe “pasiguri” sa i përket zhvillimit ekonomik në 2015 dhe theksohet se rimëkëmbja e Eurozonës vazhdon të mos jetë e qëndrueshme dhe “ekonomitë e mëdha” të Eurozonës po përballen me “aritmi serioze”.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.